Rikonstruksioni i rrugës “Daniel Mozali” në lagjen nr. 1 të qytetit të Shkodrës por shkon drejt përfundimit. Është investimi i parë i Bashkisë Shkodër në një zonë të ashtëquajtur informale që i është shtuar qytetit pas vitit 1990. Një zonë rezidenciale, me banesa private, e ka patur domosdoshmëri ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore si dhe përfitimin e sherbimeve.
Ndërtimi i rrugës, ishte parashikuar në buxhetin e vitit 2021 me një vlerë 18.5 milion lekë, Loti I. Projekti i rrugës me gjatësi 400 metër linear parashikon kanalizimet e ujrave të bardha- KUB, kanalizimet e ujrave të zeza – KUZ, trotuare, sipërfaqe asfaltike, sinjalistikë vertikale dhe horizontale.
Ndërhyrjet në këtë pjesë të lagjes nr. 1 të qytetit, do të vazhdojnë me rrugë të tjera por edhe duke rritur sasinë dhe cilësinë e sherbimeve.