Deri në këtë moment në Njësinë Administrative Ana Malit janë pastruar 5660 ml kanale të II e III.
Nga këto vetëm në fshatin Obot janë pastruar 4500 ml, ndërkohë në proces janë dhe 4700 ml në po këtë fshat. Më pas do të vazhdojë puna në fshatrat Muriqan me 3000 ml kanale dhe Oblikë 1000 ml kanale.
Në përfundim, në Njësinë Administrative Ana Malit do të jenë të pastruara 14,360 ml kanale të para dhe të treta, nga ku kullohen rreth 717Ha tokë bujqësore (zone problematike përmbytjeje) dhe janë përfitues mbi 570 familje fermerë. Vlera e kësaj ndërhyrjeje është rreth 2.600,000 lekë. /Marre nga faqja zyrtare ne Facebook e Bashkise Shkoder/
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1301710036601527/