Në Bashkinë e Shkodrës është zhvilluar sot një takim pune, në vijim të konsultimeve që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zhvilluar në kuadër të identifikimit të prioriteteve për financim lidhur me programin IPA 2017 – 2018 “Turizmi si një sektor kryesues për zhvillimin ekonomik lokal”, sot është zhvilluar nje takim pune në Bashkinë e Shkodrës.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi me ekipin e konsulencës i kontraktuar për të përgatitur kuadrin e ndërhyrjeve.
Kryetarja e Bashkisë zj. Voltana Ademi ka njohur të pranishmit me prioritetet e sektorit të turizmit, të cilat përfshirjnë një zone të gjërë të territorit. Zj. Ademi ka vënë theksin në burimet e shumta natyrore, kulturore, etnografike që ofron në shërbim të turizmit Bashkia e Shkodrës.
Pas takimit me kryetaren zj. Ademi, ekipi i konsulencës ka vijuar me vizita në terren, i shoqëruar nga përfaqësues të sektorit përkatës në Bashkinë e Shkodrës.
Bashkia e Shkodrës është tashmë e përcaktuar si përfituese e këtij program, i cili do të financohet përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/