Pas fitores së titullit të 25- të, trajneri i Vllaznisë së boksit Zef Gjoni ka folur për mediat e Shkodrës. Në fakt, ai duhej të përqendrohej tek turneu i Budvas në boks, por është ndalur pikërisht tek trofeu i fituar nga ekipi i tij.
Gjoni ka vlerësuar bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës, e cila sivjet i ka plotësuar të gjitha kerkesat ekipit të boksit. Po ashtu, ai ka evidentuar se tre kampionë janë punësuar tashmë nga Bashkia e Shkodrës.
Duke folur për fitoren në kampionatin kombëtar, Zef Gjoni ka konsideruar mediat kombëtare si ansti- shkodrane. Ai ka folur për braktisje të eventit, duke mos i dhënë rëndësisnë e duhur, sapo është mësuar se Vllaznia do të dilte kampion dhe jo Tirana.