Hapësirat publike në qytetin e Shkodrës, vazhdojnë ti rikthehen qytetarëve. Ditën e sotme, Bashkia e Shkodrës ka liruar hapësirat publike në rrugët “Qemal Draçini”, “Martin Camaj” dhe Pogej.
Strukturat bashkiake në terren, kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e bizneseve, shitësve ambulantë dhe qytetarëve, të cilët i kanë liruar vullnetarisht hapësirat publike.
Bashkia e Shkodrës është e vendosur për lirimin e hapësirave publike për të përmirësuar imazhin e qytetit, lehtësimin e lëvizjes së këmbësorëve në trotuare por edhe të mjeteve motorike në akset rrugore.