Kardinal Ernest Troshani Simoni uron besimtarët shqiptarë nga Vatikani me rastin e kremtimit të Pashkëve ose ngjalljes së Krishtit.
Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, aktualisht kardinali i vetëm i Shqipërisë, uroi shqiptarët për më shumë begati dhe paqe, ndërsa ftoi që besimtarët të hapin zemrat dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë.
“Vëllezër dhe motra shqiptare, festojmë ditën e fitores më të fuqishme që ka njerëzimi për jetën e dhënë prej zotit, të krijuar jo për të vuajtur në kthetrat e vdekjes, por për të pasur fuqi dhe garanci të lumturisë.
Të gjithë njerëzit i pret e ardhmja. Hapni zemrat, ndihmoni të varfrit, zbatoni ligjin e Zotit. Të shohin se kush janë veprat e Zotit, se janë bijtë e Zotit. Sa më shumë begati. Miku juaj, vëllai juaj, kardinali Ernest Troshani.
Bekime nga Zoti, për të gjithë popullin shqiptar. Për paqen dhe vllazni, mirëkuptim dhe bujari dhe shpërblim të pamatur për të gjithë ju.”, tha Kardinal Ernest Troshani Simoni.