Shkodra duket se do të jetë në fokusin e kryeministrit Edi Rama, pasi arriti që me Benet Becin të merrnin drejtimin e bashkisë në 14 maj.
E pikërisht nga kjo kryeministri ia ka dedikuar edhe podcastin e radhës.
Mirëpo surpriza është se i pranishëm do të jetë edhe Luiz Ejlli, ose siç Rama e ka quajtur “Blu Bradhërs”.
Ejlli doli hapur pro Becit, duke qenë se është shprehur se ai ka qenë një njeri që e ka mbështetur shumë, atëherë kur ka pasur nevojë. Madje, në disa portale po përflitet se Ejllit mund ti ofrohet edhe posti i nënkryetarit të Bashkisë Shkodër.