Deputeti i Partise Socialiste, kandidat për bashkinë Shkodër, Benet Beci, është bërë pjesë e shtëpise së Big Brother. Ka qenë kryefjala e këtyre muajve, shkodrani Luiz Ejlli ai që në një bisede me Gertin, një tjetër banor shkodran në shtepi, ka permendur projektin e ideuar nga Benet Beci për një port në zonën e Shirokës. I njohur tashmë për bindjet e tij te djathta, Luiz Ejlli është shprehur se Shkodrës i duhet një njeri që ka projekte e vizione, pa marrë parasysh kahun politik të cilit i përket.
“Pak rëndësi ka, ta marrin kush të dojë, ta marrin ai që e meriton. Në Shirokë do të bëhet një port i madh me anije që do të kalojnë nga Shkodra në Mal te Zi, tip gondolash si në Venecia. Ka qenë projekt i një deputetit të PS Benet Beci, shkodran, e kam pasur drejtor kur kam qenë tek KESH, dhe ai ma pat treguar atëherë projektin që kishte, ma treguan në letër dhe në 3D. Për Zoten me u ba Shkodra Venecia krejt me anije, restorante. Nga Shkodra me dal në Ulqin a ka gja ma të mirë.
Shofin njerëzit ja po është i majtë apo i djathtë, i kuq, i zi, i verdhë, i bardhë, ore a ka vende pune, a ka projekte konkrete a ka mundësi me i ba, jepja o vëlla. Benet Beci e ka pasur këtë plan qysh se erdhi deputet në Shkoder, edhe thosha ka lezet, Shiroka ka shumë potencial. Kur ma ka treguar Beneti projektin e tregote si femijë, me shumë qejf, thoshte i kam fondet nga pushteti qendror kam mbështetjen vetëm të më jepet mundësia. Shkodra e ka treguar historikisht që asht e djathtë, dhe do jetë sot e 300 vjet, por vjen një moment që e sheh se je ndryshë nga qytetet e tjera”- u shpreh Luiz Ejlli duke shprehur në këtë mënyrë edhe mbështetjen e tij për Benet Becin si një njeri me projekte për të mirën e Shkodrës.
Ndërkohë që në një bisedë me Kiarën, ai i ka treguar asaj se në kohën kur Beci ka qenë në drejtimim e KESH, e ka ndihmuar shumë.
Më poshtë video e plotë: