Deputeti Benet Beci duket se tashmë edhe zyrtarisht, ka nisur fushatën si kandidat për kryetar bashkie në Shkodër. Si ish- administrator i KESH sh.a., Beci duket se po e nis pikërisht nga sektori i energjisë elektrike fushatën e tij të pashpallur akoma.
Sebepi i daljes së Becit, ishte ndërhyrja në lagjen “Liria” ku 140 familje do të perfitojnë falë investimit që po kryehet nga OSHEE në Shkodër për ndryshimin e linjës në 20 kilovolt.
I pranishëm në inspektimin e punimeve që po kryhen nga OSHEE në Shkodër, ka qënë deputeti Benet Beci dhe Drejtori i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka, i cili ka dhënë detaje në lidhje më këtë investim që zgjidh përfundimisht këtë problematikë të kësaj lagjeje.
Nga ana tjetër janë vetë banorët dhe përfaqësues të komunitetit të cilët kanë shprehur falenderime për OSHEE për këtë investim që po bëhet realitet.
Furnizimi me energji elektrike në këtë zonë paraqiste vështirësi sa herë kushtet e motit nuk ishin të favorshme. Investimi parashikon jo vetëm ndryshimin e transformatorit por lidhjen e sistemit të energjise elektrike me linjën 20 kilovolt.