Pas pauzës së Kombëtares, rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me sfidat e javës së 29-të, që do të luhen të premten dhe të shtunën. Skuadra e Vllaznisë pret në “Loro Boriçi” diten e nesërme Erzenin e Shijakut . Në prag të këtij takimi trajneri kuqeblu Qatip Osmani dha një prononcim për mediat.
Osmani e pranon se përballjet me shijakasit këtë sezon kanë qënë të vështira ndaj mobilizimi në këtë sfidë do të jetë maksimal nga djemtë e Vllazninë por beson tek marrja e tre pikëshit në këtë përballje.
Mungesë e sigurtë në ndeshjen e nesërme do të jetë Smajli për shkak dëmtimi ndërsa për Qarrin pritet të konfirmohet nga stafi mjeksorë nëse do të jetë në fushë mbremjen e nesërme