Një qytetar ka shpëtuar mrekullisht teksa ka rënë nga ura, duke drejtuar biçikletën dhe është shpëtuar nga ndërhyrja e efektivëve të MZSH- së Lezhë.
Një person ka rënë në ujërat e lumit Drin ndërsa kalonte mbi urën e trenit në Ishull Lezhë.
Ai po lëvizte me biçiklete, kur ka lëvizur një pllakë duke bërë që drejtuesi i biçikletës të humbë kontrollin e saj e të përfundojë poshtë urës.
Ai ka marrë disa plagë dhe është nxjerrë prej aty nga zjarrëfikësit dhe me pas është derguar në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.