Një incident i frikshëm ka ndodhur pasditen e djeshme menjëherë pas shfaqjes së teatrit “Migjeni”, të quajtur “Anmiku në Shtëpi” e Ernest Koliqit.
Një copë muri u shkëput nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe goditi në trup aktorin Nikolin Ferketa, i cili mori një dëmtim, por është jashtë rrezikut për jetën.
Aty afër ishin edhe fëmijë të vegjël, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.
Drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, drejtoi gishtin tek institucionet që ngjarje të tilla të mos ndodhin më jo vetëm për fatin e artistëve, por edhe për shkak se rrezikohen qytetarë të Shkodrës që kalojnë çdo ditë në atë rrugë.
Shpeshherë është ngritur ky alarm për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla. Institucionet vijojnë të heshtin ndaj kësaj problematika ndërsa kalimtarët janë të rrezikuar gjithmonë.