Ndërsa sonte starton edicioni i ri, ai i tretë i BigBrother Vip Albania, janë të shumta pritshmëritë nisur nga suksesi i jashtëzakonshëm një vit më parë i këtij spektakli, i cili kurorëzoi Luiz Ejllin.
Pak orë para nisjes zyrtare të rrugëtimit të paktën 3 mujor, kantautori shkodran Ejlli, ka një mesazh publik, të cilin e ka shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale, i ulur në karriken e berberit të tij.
Ejlli shprehet se do të donte që këtë mesazh ta dëgjonin të gjithë banorët që pritet të nisin aventurën por që u janë marrë tashmë celularët, sipas rregullave të spektaklit që kantautori shkodran i ka provuar para tyre.
Një mesazh ka shpërndarë edhe Kiara Tito, ish- pjesëmarrëse dhe sot bashkësorte në “pritje të ëmbël” e një vajze me Luizin. Mesazhin e saj Tito e ka përcjellë mbi një foto bashkë me Luizin dhe që mund ta lexoni më poshtë.