Në një intervistë ekskluzive për “Next NEWS Networks”, Dr. Buttar Rashid, demaskon skandalin e përmasave globale që kanë ardhur nga interesat e errëta të Bill Gates, OBSH-së dhe grupeve që fshihen prapa tyre për të kontrolluar botën dhe shpopulluar globin nëpërmjet krijimit të vaksinave kundër Covid-19 që tashmë ka mbërthyer botën.
Sipas tij, Bill Gates dhe OBSH po kontrollon të gjithë botën duke u dhënë atyre informacione të rreme dhe duke krijuar vaksina.
Sipas Dr.Buttar, askush nuk e ka demostruar numrin e saktë të vde kjeve me Covid-19 dhe ky virus nuk është i ngjashëm as me SARS dhe as me gripin sezonal pasi kemi të bëjmë me një virus me karakteristika unike.
Doktori ka akuzuar edhe anëtarin e shquar të forcës amerikane të shërbimit shëndetësor, Dr. Anthony Fauci (një imunolog amerikan që ka dhënë kontribute themelore në fushën e kërkimit të AIDS-it dhe imunodefektivave të tjera, si shkencëtar dhe si drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të Sh.B.A-së) duke thënë se ai është një ‘kri minel’ dhe “tradhëtar.’
Më tej ai ka thënë se edhe teoria se Covid-19 përhapet nëpërmjet internetit 5G, ishte një komplot, për të përfituar nga situata.