Argjinatura e Darragjatit e dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit 2010 dhe 2018 në zonën e Dajçit i është nënshtruar ndërhyrjes. Kjo pas një kërkese të bërë nga Bashkia Shkodër ndaj Bordit të Kullimit për rrezikun që i shfaqej zonës në rast të përmbytjeve.
Për të parë nga afër punimet në këtë argjinaturë ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili ka inspektuar punimet ndërkohë që u shpreh se kjo është një nderhyrje e plotë që shmang rrezikun për zonën.
Që prej muajit shtator, në territorin e Bashkisë Shkodër është ndërhyrë në disa zona për pastrimin e kanaleve kulluese në Gurin e Zi, Dajç, Berdicë, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit të përfundojë ndërhyrja edhe në njesinë Ana e Malit. Këto ndërhyrje zvogëlojnë rrezikun e përmbytjeve nga reshjet në tokat bujqësore në këto njësi administrative.