Brajan Grudës i është dashur pak kohë që të lerë gjurmën e tij në futbollin gjerman. Sulmuesi me origjinë nga Shkodra, i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, ka shënuar sot golin e tij të parë në Bundesligë dhe e ka bërë me një gola spektakolar.
Gruda, një pinjoll i familjes së njohur shkodrane që ka lidhje të ngushta me futbollin, ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve të Mainz, por tashmë i është bashkuar dhe po luan rregullisht me skuadrën e parë,. I aktivizuar si titullar në ndeshjen e sotme ndaj Borusia Mynshengladbah në Bundesligë, djaloshi ka lënë gjurmën e tij me një supergol në minutën e 24- ët.
Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkoi te Gruda i cili nga jashtë zonës lëshoi në gjuajtje të fortë nga distanca, duke çuar topin në rrjetë për të barazuar shifrat. Një gol spektakolar, si mënyra më e mirë për t’u prezantuar me futbollin e rëndësishëm në Gjermani.
Gruda, i lindur në Gjermani, përfaqëson prej vitesh këtë vend në arenën ndërkombëtare. Ai ka luajtur rregullisht me ekipet e moshave nga U15, deri në U21 të përfaqësueses gjermane.