Bashkia Shkodër është përfituese e një fondi prej 50 milion lekësh të reja për ndriçimin rrugor si një nga 4 bashkitë pilot fituese të projektit financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO.
Në një intervistë dhënë për mediat për nisjen e punimeve për këtë projekt, përgjegjësi i ndriçimit në bashkinë Shkodër Altin Salihi ka zbuluar edhe detaje sa takon rrugëve ku do të ndërhyhet.
Janë 11 rrugë në qëndër të qytetit ku do të përfshihen nga ky investim i cili pritet të përfundojë brënda 8 muajsh.
Ndriçimi aktual do të zëvëndësohet dhe do të bëhët me ndriçim LED ku përvec kursimit të energjisë elektrike, është edhe një teknologji miqësore me mjedisin.