Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h.
Polcia e Shtetit bën me dije se kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l.
Polcia e Shtetit bën thirrje: Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë. Stop alkoolit në timon, Stop alkoolit në timon, Stop alkoolit në timon. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt.