17 fotografë nga vende të ndryshme të botës të tërhequr nga, fauna dhe flora që ofron liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan kanë bërë një set më qindra foto me bukurit natyrore që ofron kjo zonë. Grupi i fotografëve ndërkombëtarë e kanë nisur këtë tur në malin e Taraboshit për të vazhduar për gjatë gjithë vijës liqenore duke fiksuar me aparatatët e tyre shumëllojshmëri të faunës dhe florës që ofron ky ekosistem i pasur ujor.
Fotografët shprehen të impresionuar me atë çfarë kanë gjetur në liqenin e Shkodrës si përshëmbull shqiponjën peshkngrënëse një shpend i rallë në llojin e saj.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi thekson se bashkia Shkodër do të mbështesë gjithmonë aktivitete të tilla dhe se është duke punuar për t’a përmirësuar këtë bukuri të natyrës.
Një nga organizatorët e këtij aktivitetit, Ilir Hebovija thekson se kjo nismë e marrë të mos jetë thjeshtë një nisëm rastësore por një nismë që do te ndihmojë turizmin në Shkodër.
Fotografimi i florës dhe faunës së liqenit të Shkodrës ka si qëllim krijimin e një fondi unik të jetës së egër në vendit tonë dhe fotot t’i shërbejnë teksteve shkollore të të gjitha niveleve të arsimit.