Kryeministri Edi Rama, ndërsa njoftoi lehtësimet e reja, bëri të ditur sot se nga tetori i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021, nuk do të lejohen makinat të dielave. Me një komunikim live në facebook, Rama theksoi marrjen e kësaj nisme, ndërsa shtoi se kjo do të bëhet për të ruajtur ajrin e pastër.
“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela, për t’u rikthyer pas sezonit të verës, çdo të diel minimalisht nga tetori e deri marsin e ardhshëm, si një moment i fundjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, makinave dhe mjedisit tonë“, tha Rama.
“Nga tetori i 2020 deri ne mars 2021 nuk do te lejohen makinat te dielave per te ruajtur ajrin e paster”. S’e beson? Ja degjoje vete. Ne minuten 11.30“, shkruan Rama.