Te nderuar bashkeqytetar,
Jam ketu sot per tju informuar sakte, çfare po ndodh me zbatimin e projektit te shume propaganduar te hyrjes se Shkodres.
Vjet ne fushaten e Benet Becit eshte shfaqur nje projekt 3D qe kontribuonte ne zgjidhjen e problemit te trafikut duke vene ne theks zgjerimin e rruges, dhe uren e re te Bahcallekut, ndersa tani jemi para nje fakti tjeter, shembjes së godinave dhe gjoja zevendesimi i atyre siperfaqeve me peme. Kjo eshte t’i hedhësh hi syve te shkodraneve. Kjo eshte nje shashke para fushate, per te patur argument gjoja investim dhe per te vjedhur fonde njikohesisht.
Ne si Parti Demokratike kemi qene dhe jemi pro investimeve e zhvillimit, kjo eshte vertetuar edhe ne vitet e pushtetit tone, kohe kur Shqiperia ka patur zhvillimin me te madh. Mirepo sa i perket hyrjes se Shkodres, tjeter gje kemi pare ne projekt, e tjeter gje kerkohet te zbatohet.
Zbatimi ka nisur mbrapsht, me shkelje totale te ligjit. Benet Beci ndodhet ne shkelje te plote te ligjit te urbanistikes. Me urdher nga Edi Rama, qorrazi ka bere shembjet e godinave, pa pasur leje ndertimi, sic e kërkon ligji.
Drejtori i IKMT Emiljano Nika, i larguar për korrupsion nga Tatimet dhe tani i vendosur Drejtor, para 3 ditesh, ka zbarkuar me fadroma duke lene ne qiell te hapur dhjetra biznese, në te cilat kane punuar qindra punonjes sherbimi.
Asnje zgjidhje alternative nuk iu eshte ofruar bizneseve apo personave qe kane punuar ne to, nga Benet Beci. Jane me shume se 300 familje qe kane jetuar me ato te ardhura e sot jane pa asnje mundesi.
Gjithashtu flitet per dëmshperblim te pronareve, me vlere referenciale. Nje gje qesharake dhe e turpshme, duke i larguar nga prona e tyre me vetem dy leke.
Partia Demokratike kerkon me vendosmeri tiu gjehet zgjidhje alternative te gjithe biznesmeneve dhe punonjesve te sherbimit, duke ia krijuar mundesine per te punuar e jetuar; kerkojme qe demshperblimi i pronareve te jete me vleren e tregut, dhe jo sic iu ka shkuar shkresa me nje vlere modeste e qesharake.
Ne kerkojme zgjidhjen e problemit te trafikut ne hyrje te Shkodres ne investimin e ures se Bahcallekut, duke e bere me 4 korsi.
Faleminderit! /Deklaratë e PD Shkodër, lexuar nga këshilltarja bashkiake Izmira ULQINAKU RUSI/