Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobus. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit.
https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2460201244052741/
Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës së autobusit. Megjithatë për informacione më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim.
Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për të paktën tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh. Ndërkaq personat e lënduar po transportohen në Qendrën Klinike në Shkup dhe në Spitalin 8 shtatori në Shkup.