Vogëlushi, pasi është liruar nga kampi i të burgosurëve të IS.IS në Siri ku ndodhej, sapo ka marrë vizën e hyrjes në Itali dhe është në ambasadën italiane në Liban. Në më pak se një muaj, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Jashtme italiane, qeverinë italiane, atë shqiptare dhe Gjysmëhënën e Kuqe, është arritur në lirimin e tij. Fillimisht Alvini është dërguar në selinë e Gjysmëshënës së Kuqe të Damaskut, më pas ka mbërritur në Bejrut, ku i është dhënë viza e hyrjes në Itali, duke kaluar nga ambasada italiane. Tashmë është duke udhëtuar drejt Italisë. /Marrë me shkurtime nga faqja zyrtare e emisionit investigativ italiane “Le Iene”/