Ajo që u raportua nga policia si shpërthim eksplozivi në një banesë në Vlorë rezultoi se ka qenë thjesht një shpërthim dushi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” në banesën e shtetasit Jetnor Devolli. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka shkaktuar dëme materiale.
“Ka shpërthyer kazani i dushit. Erdhi policia, bëri verifikimet e veta. Ka pasur dëme të mëdha në mure, derë. Fëmijët për fat ishin në një dhomë këtu poshtë”, tha kryefamiljari për mediat.