Panairi “Dasma Shkodrane” ka zbukuruar hollin e Bashkisë së Shkodrës. Një ide e DJ Besi ka gjetur mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë së Shkodrës, duke rikthyer pas disa viteve mungesë një traditë.
Bisnese që ofrojnë shërbimet e tyre për një nga eventet më të rëndësishme të jetës së njeriut siç është dasma, kanë prezantuar atë që mund të ofrojnë për një ditë të paharrueshme për këdo.
Panairi “Dasmat Shkodrane” ka tërhequr interesin e mjaft qytetarëve, të cilët e kanë vizituar atë ditën e shtunë por mund ta vizitojnë atë edhe ditën e diel.