Ka vijuar sot prezantimi i emrave të delegatëve nga katër degë të tjerë të Partisë Demokratike, që mbështesin Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe liderin e lëvizjes “Foltorja” për forcimin e partisë, Sali Berishën.
Janë degët e PD-së së Shkodrës, së Pukës, së Malësisë së Madhe dhe të Vaut të Dejës që kanë lexuar emrat e delegatëve të tyre një për një, përpara selisë së PD-së.
Përfaqësuesja e Shkodrës, nënkryetarja e degës Shkodër Irena Shestani dhe kryetari i FRPD- së Arvit Bushati, njoftuan se formularin e kanë firmosur 70% e delegatëve të Shkodrës për të thirrur Kuvendin më 11 Dhjetor dhe theksoi se dhënia e firmave vazhdon, pasi një pjesë tjetër delegatësh janë jashtë shtetit, rreth 10%.
Procesi i publikimit të emrave të delegatëve nga degët më herët është bërë nga dega e Fierit. Në ditët në vijim do të ketë edhe shpallje të tjera nga deg[t e PD- së.