Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, shërbimet publike në Bashkinë Shkodër vijojnë punën për plotësimin me dekorin festiv të shesheve kryesore të qytetit. Zona e pedonales së Gjuhadolit dhe dy sheshet e Rusit në lagjen “Partizani” janë pjesë e planit të detajuar të bashkisë për zbukurimet për festat e fundvitit.
Përgjegjësi i ndriçimit rrugorë në një intervistë për mediat u shpreh se puna vijon dhe do të përfundojë brënda pak ditësh sipas planit të përcaktuar.
Bashkia Shkodër ka nisur prej ditësh zbukurimet e qytetit duke ofruar një atmosferë feste në sheshin para bashkisë por edhe në zona të tjera të qytetit të Shkodrës si një koncept zbukurimesh të shesheve kryesore të qytetit të Shkodrës