Kompania “Delia Impex” shpk ka përfunduar me sukses punimet në rrugën “Degrand” në lagjen nr. 5 të qytetit të Shkodrës. Pjesë e të ashtëquajturës zona informale që iu bashkua qytetit pas viteve ’90, kjo rrugë është ndërtuar nga e para.
Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me vlerë 6.1 milion lekë, parashikon dërhyrje të plotë në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, kanalizimet e ujrave të badhra dhe të zeza, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin LED, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, sipërfaqen asfaltike, në një gjatësi 280 metër linear.
Kompania sipërmarrëse “Delia Impex” shpk, ka kryer punime cilësore, si në të gjitha investimet e tjera publike në territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe kudo ku ka punuar.
Përfundimi i punimeve lehtëson aksesin në banesa por edhe ofrimin e shërbimeve për banorët. Së shpejti në këtë lagje, nisin punimet edhe në dy rrugë të tjera paralele, mjaft të rëndësishme për urbanizimin e plotë të zonës.