Bashkia Shkodër ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne rikonstruksionin e trasesë së Urës së vjetër të Bunës. E mortizuar nga lëvizja e motorçikletave por edhe kushtet atomosferike, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër ka nisur sot zevëndësimin e të gjithë trasesë së dëmtuar.
Punimet janë ndjekur edhe nga kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci këtë mëngjes, ku ka falenderuar punëonjësit të cilët po kryejnë këtë ndërhyrje edhe përballë temperaturave të larta.
Puna në këtë ndërhyrje, pritet të përfundojë brënda 3 ditësh ndërkohë që sipas projektit teknik do të bëhet zevëndësimi i 105 dërrasave të dëmtuara ndërkohë që do të kryhet edhe lyerja e të gjithë trasesë së urës e cila ndihmon në ruajtjen e dërrasave nga dëmtimi për shkak të kushteve atmosferike