Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka denoncuar, sipas tij, një akt barbar dhe të shëmtuar, që po ndodh një ditë para zgjedhjeve vendore. Balliu ka publikuar një video-mesazh në “Facebook”, ku shkruan se po kërcënohen qytetarët me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në votimet moniste të Edvin Enverit. Më tej, ish-deputetin shton se Rama po terrorizon qytetarët me pushtetin e tij, ndaj dhe duhet të merren urgjentisht masa. “Akt barbar dhe i shëmtuar kërcënimi i qytetarëve me aftësi të kufizuar për të marrë pjesë në votimet MONISTE të Edvin Enverit. Rama po terrorizon qytetarët me pushtetin e tij. Urgjentisht të merren masa dhe të arrestohen dhunuesit. Me zë dhe figurë qytetarët po denoncojnë dhunën e pushtetit ndaj tyre”, shkruan Balliu.