Koalicioni Shtepia e Lirise fton qytetaret shkodrane te ushtrojne te drejten e tyre per nje vote te lire dhe demokratike duke marre pjese masivisht ne zgjedhjet vendore qe do te zhvillohen diten e sotme.
Shprehim bindjen qe qytetaria dhe vlerat shkodrane do te shpalosen plotesisht ne kete votim historik per shkodren e mbare vendin. Rikujtojme qe në zbatim te Kodit Zgjedhor dhe te Kodit Penal te Republikës së Shqipërisë, qytetaret kane te drejten te votojne ne kushte plotesisht te lira, jashte cdo influence dhe presioni. Cdo veprim i cili synon tjetersimin e vullnetit te lire te votes te qytetareve shkodrane, do te konsiderohet veper penale referuar dispozitave ligjore ne fuqi.
Me qëllim mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor të sotem, dhe për të garantuar të drejtat legjitime per çdo votues shkodran, koalicioni Shtepia e Lirise kerkon zbatim rigoroz te cdo dispozite ligjore ne fuqi. Ftojme qytetaret te denoncojne çdo rast që ka të bëjë me shkelje, abuzime, apo shpërdorime qe synojne shitblerjen apo tjetersimin e votes. Kjo thirrje i drejtohet jo vetem qytetarve por ne vecanti administratoreve dhe cdo personi me pergjegjesi organizative ne kete proces, ne nivel te qendrave te votimit ose KZAZ.
Për çdo problematike qe mund te konstatoni, Ju ftojme te kontaktoni perfaqesuesit lokale te Shtepise se Lirise ose duke kontaktuar numrin 067 74 95 760. /Deklaratë e Imelda KRAJA, zëdhënëse e “Shtëpia e Lirisë” Shkodër/