Deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin e mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku pritej të merrej vendimi për të përjashtuar 7 ligjvënësit e opozitës.
Nga pamjet e siguruara shikohet se në këtë mbledhje mori pjesë edhe Sali Berisha, i cili ka kërkuar të flasë gjatë kësaj mbledhje. Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, ç’ka ka acaruar tonet.
Deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen. Ndërkohë që në ambientet e brendshme ka ndërhyrë dhe Garda e Republikës.
Bushka dhe anëtarët e PS janë mbledhur në zyrën e saj, ndërkohë që edhe ky ambient është ’zaptuar’ nga deputetët e opozitës.