Debat i forte mes deputetit Dashamir Shehi, kreu i LZHK-se dhe analistit Arian Curi, mbreme ne emisionin “Byro Politike” në ABC News të gazetares Juli Xhokaxhi.
Ka qene momenti kur ne emision po debatohet per braktisjen e vendit nga te rinjte, kur tonet u ndezen dhe situata kaloi ne fyerje dhe akuza personale.
Curi tha se situata nuk është aq e zezë siç raportohet për shkak se ka njerëz që lëvizin për shkak se janë ekselentë dhe pretendojnë për realitete më të mira. Por, deputeti Shehi, kembenguli se shqiptaret ikin per shkak te problemeve qe ka vendi, i cili drejtohet nga kriminelë.
Lexoni debatin:
Arian Curi: Një nga arsyet kryesore është dhe fakti që ju dhe shokët tuaj nuk pranoni të qarkulloni siç qarkullojnë elitat në të gjithë botën. Po nuk qarkullove ti dhe shokët tuaj atëherë njerëzit do jenë të dëshpëruar. Që kur ke qenë ministër dhe sot që je gati për kryetar bashkie, atë punë ke ti edhe shokët e tu. Zëvendësoni njëri–tjetrin. Unë po bëhem 40 prapë i njëjti ti. Me shumë mundësi edhe në pleqëri ty do të shoh. Është zotësi.
Dashamir Shehi: Do jetë fat i madh po të më shohësh.
Arian Curi: Unë po them është fat shumë i madh. Më bëhet qejfi se po të referohet “Portokallia” se je bërë dhe humorist tani, por ideja është këtu. Nuk mund të japësh vetëm akuza për të gjithë njerëzit dhe botën.
Dashamir Shehi: Unë e di që ty të ka çuar Rama.
Arian Curi: Mua nuk më ka çuar zoti Rama. Asgjë nuk di ti.
Dashamir Shehi: Një mijë vegla që ka regjimi je dhe ti një gjë e vockël.
Arian Curi: Unë kam lidhje me të djathtën, por e ke gabim.
Dashamir Shehi: Po unë nuk të drejtohem ty, po i drejtohemi zonjushës…
Arian Curi: Ty të ndihet era e alkoolit deri këtu. Më thua mua vegël e vogël e regjimit. S’kam punuar një ditë për shtetin unë. Ti ke që nga ’92-shi ministër dhe do vdesësh në politikë dhe pushtet dhe ta uroj. Jeni një shembull shumë negativ për t’u marrë nga brezat e ardhshëm.
Dashamir Shehi: Unë jam në politikë. Unë nuk jam në pushtet.
Arian Curi: Ti je i pavotuar. Mua nuk më ka çuar askush. Ti nuk ke asnjë informacion. Vazhdon në televizion me raki, me turshi, me frigorifer, me lavatriçe. E deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kam lidhje me Edi Ramën. Ti kryetar i kujt partie je?
Dashamir Shehi: Faleminderit Rama.
Dashamir Shehi: Para dy vjetëve, Merkeli vetë, për të justifikuar, si vinë, si ikin qytetarët tha që kemi 120 mijë gjermanë të cilët shkonin nëpër botë, të cilëve nuk u pëlqentë klima, disa mërdhifnin në Hamburg. Disa kishin lagështirë në Mynih, disa pëlqenin zogjtë në Afrikë, disave u pëlqente muzika në Brazil dhe shëtitnin nëpër botë.
Arian Curi: Ka dhe raste të tilla.
Dashamir Shehi: Po e bëj si ironi nuk e kam për ty.
Arian Curi: Jo jo, le ta kesh dhe për mua, nuk ka problem.
Dashamir Shehi: Jo për ty, se për ty nuk e lodh kaq shumë mendjen.
Arian Curi: Edhe unë nuk e lodh kur flet ti megjithatë hajd po lodhim veshët të paktën.
Dashamir Shehi: Ne këtu po flasim për një komb që po rrudhet dhe po ikën nga halli. Nuk po ikën shqiptari se i pëlqen kjo punë atje. Ky djaloshi është shumë i zoti, është ekselencë unë e uroj që ky jo të shkojë në Gjermani, por në New York. E uroj megjithë mend ore. Me mijëra shqiptarë të shkojnë atje ku ka vend për të dhënë maksimumin.
Arian Curi: Do shkojmë atje ku ka vende bosh.
Dashamir Shehi: Ne po flasim për hallexhinjtë.
Arian Curi: Në politikë si ndodhën përshembull. Ke 20 vjet ti jo unë?
Dashamir Shehi: Mos e vrit mendjen se edhe unë kam qen si ty dhe nuk është se kam nejt për patriotizëm.
Arian Curi: Duke të parë ty dhe shokët e tu këto 20 vjet e di që në politikë e kam shumë të vështirë. Vazhdoni meqë kishit idenë e Brazilit dhe zogjve të Gjermanisë.
Dashamir Shehi: Meqë më ke pa mua dhe shokët e mi, prandaj po ikën ti?
Arian Curi: Jo, jo! Po iki se në politikë të paktën nuk hyj dot.
Dashamir Shehi: Unë them që ti do të justifikosh Edi Ramën.
Arian Curi: As Edi Ramën, As Berishën, as Lulin, as ty. Jeni të gjitha e njëjta klikë që zëvendësoni njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë të justifikoj unë. Megjithatë vazhdoni.
Dashamir Shehi: Ne po themi që këtu po zbrazet vendi sepse e kanë marrë kriminelët në dorë.
Arian Curi: Ti pra e ke pasur në dorë 20 vjet.
Dashamir Shehi: Këtu s’ka njerëz të ndershëm, prandaj. Ndërsa ti më nxorre një faktor tjetër që qenka ekselenca. Po ikën për motive politike, po iki dhe unë mor bir. Ti po thua që kam ardhur nga Përmeti se jam më mirë në Tiranë. Ik ku të duash ti.
Arian Curi: S’do të të marr leje ty unë.
Dashamir Shehi: Të tjerët që ikin nuk ikin se janë kaq të zot sa ty.
Arian Curi: Një nga arsyet që ikin është se ju nuk i frymëzoni dot të rrinë.
Dashamir Shehi: Më ofendoni sa të duash.
Arian Curi: Nuk po të ofendon njeri.
Dashamir Shehi: Ti gënjen, se po i thua shqiptarëve po ikni për ekselencë. Nuk po ikin për ekselencë, por për hall. Po ikën për ekselencë ata janë peshk.
Arian Curi: Ti ike për hall nga politika dhe u ktheve prapë për atë punë se nuk bëre dot gjë kur ike, por s’ka gjë. Mirë do ishte që edhe ti t’ia lije vendin ndonjë të riu.