Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Velipojë, ku shpërthimi i një apo më shumë bombolave të gazit në katin e parë të një hoteli, solli dëmtimin e 4 personave antarë të një familje.
Mësohet se të tëmtuar kanë mbetur Alketa Gjoka 40 vjeçe, Daniela Gjoka 19 vjeçe dhe dy të mitur K.Gj 15 vjeçe dhe E.Gj 12 vjeç. Dy të miturit po dërgohen me helikopter drejt Tiranës për shkak tëe gjendjes të renduar ndërsa 30 vjeçarja dhe 18 vjeçarja po dërgohen me ambulancë drej Tiranës.
Sipas infermieres që bën shoqërimin e të lënduarve drejt kryeqytetit, gjendja e tyre është mjaft e rëndë pasi kanë djegie nga 85- 90%. Për kërë arsye, është vendosur dërgimi i tyre me urgjencë drejt Tiranës. Të plagosurit janë identifikuar si nëna dhe tre fëmijët e saj.
Flakët në hotelin 3- katësh në Velipojë u shfaqen pas shpërthimit të një bombole gazi. Forcat zjarrëfikese dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje duke i dhënë ndihmën e parë katër të demtuarëve. Familja Gjoka janë nga Lezha dhe kanë ardhur për pushime në Velipojë tek hoteli i tyre.
Pritet që të ketë një komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen nga Policia e Shkodrës.
MËSONI MË SHUMË PËR NGJARJEN E RËNDË: VIDEO – Shpërthen një bombul gazi në Velipojë, dëmtohen rëndë tre gra dhe një fëmijë…