Ndertesa e Bashkisë Malësi e Madhe është përfshirë në dezinfektim të plotë. Ditën e premte u njoftua se tre punonjës të institucionit rezultuan pozitivë me Covid-19. Në një dalje për mediat kryebashkiaku Tonin Marina njoftoi mbylljen e Bashkisë meqenëse ishte edhe fundjavë për të realizuar edhe dezinfektimin e ambjenteve të punës.
Procedura ka nisur ditën e shtunë, siç mësohet edhe përmes një video të shpërndarë nga vetë Bashkia Malësi e Madhe. Të gjitha ambjentet janë dezinfektuar sipas parametrave të përcaktuar për të qënë çdo gjë gati për të hënën kur do të rinisë puna.
Lidhur me personat e infektuar, kryebashkiaku Marina ka bërë me dije se ata janë të moshave të reja dhe nuk kanë probleme me shendetin. Po ashtu, në sektorët ku ka kontakt direkt me qytetarët, janë marrë masa të forta parandaluese për Covid-19. /ShkodraWeb Media/
https://www.facebook.com/1559846514316759/posts/2354885311479538/?vh=e&d=n