3 Dhjetori, shënon ditën ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuar. Në këtë datë pranë shoqatës se para dhe tetraplegjikëve në Shkodër është organizuar një aktivitet festiv ku janë shpërndarë edhe dhurata për 70 pjestarët e kësaj shoqate.
Prezent në këtë aktivitet ka qënë edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Prefektja Majlinda Angoni të cilët u shprehen së duhet që të gjithë bashkë të bëjmë më shumë për këtë kategori.
Bashkia Shkodër ka mbështetur dhe do të mbështesë edhe në të ardhmen insiativat e kësaj shoqate duke qënë një partner në zgjidhjen e problematikave të tyre.