Data 8 Prill në kalendar shënon Ditën Ndërkombëtare të Popullit Rom, e shpallur zyrtarisht në vitin 1990 nga Bashkimi Ndërkombëtar i Romëve, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve të tyre më 7-12 prill 1971 pranë Londrës.
Në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Shkodrës ka nisur javën e aktiviteteve, të cilat kanë startuar nga Qendra Komunitare Multifunksionale “Për familjen”. Një ekspozitë me punimeve të fëmijëve që frekuentojnë qendrën, gërshetuar me ekspozimin e veshjeve por edhe prodhimeve nga duart e komunitetit rom, është vetëm starti i aktiviteteve të planifikuara.
Aktivitetet e organizuara kanë për qëllim evidentimin dhe promovimin e traditave kulturore të minoritetit rom.