Kardinali i vetëm shqiptar i Kishës Katolike, Dom Ernest Troshani Simoni, ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fiter Bajramit.
Në një video mesazh të shpërndarë në rrjete sociale për besimtarët, kardinal Simoni nënvizon se Fiter Bajrami është vërtet dita e kushtrimit, dita për të treguar dashurinë për Zotin.
“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, thekson kardinali i vetëm shqiptar i Kishës Katolike. /ShkodraWeb Media/