“Ditët e Qendresës” kanë startuar edhe sivjet nga Shkodra. Eventi 4 ditor që synon përkujtimin e viktimave të diktaturës komuniste në Shqipëri, për të tretin vit nis nga memoriali i ngritur në Shkodër për këtë qëllim.
Para memorialit, organizohet një ceremoni zyrtare, ku marrin pjesë autoritete vendore, drejtues të shoqatave, të besimeve fetare etj. Edhe sivjet është përsëritur i njëjti ritual, me përshendetjet e kryetarit të Shoqatës së ish- të Persekutuarve të Shkodrës Zenel Drangu, kryebashkiaku Bardh Spahia, arqipeshkvi i Shkodër- Pult imzot Angelo Massafra, ish- kryebashkiaku Filip Guraziu dhe Luigj Mila, drejtor i “Drejtësi&Paqe”.
Pas përshendetjeve të rastit, autoritetet e pranishme kanë vendosur kurora me lule tek memoriali që perjetëson viktimat e komunizmit në Shqipëri.
Ditën e neserme, 21 maj 2022, aktivitetet zhvendosen në ish- burgun e Spaçit për të ardhur pasnesër sërish në Shkodër me homazhe në vendin e ekzekutimit të dy pjesëmarrësve në revoltën e Qafë- Barit, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.
Ditën e katërt të aktiviteteve do të përkujtohet revolta antikomuniste e Qafë- Barit në 38 vjetorin e saj.