Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka vizituar kantierin e ngritur për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në zonën e Velipojës. Ka qenë vetë nr. 2 i qeverisë, që ka publikuar një video në rrjetet sociale nga kjo vizitë.
“Kantieri ku po ndërtohet nënstacioni i ri elektrik i Velipojës, një investim i cili do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike në zonën turistike, por edhe zonën përreth”, shkruan Balluku.
Zona e Velipojës por edhe të tjera përreth, vuajnë problematikat me energjinë elektrike, qoftë për shkak të linjave të amortizuara por edhe të cilësisë që ajo u arrin në shtëpitë e tyre. Mbase ky investim, mund të përmirësojë disi situatën.