Mirel Josa ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat, para ndeshjes me Laçin për Superligë. Tekniku kuqeblu është treguar i ekulibruar para gazetarëve, teksa ka thonë se “do të shkojmë në Laç për të zhvilluar lojën tonë, duke parë para sysh gabimet me Partizanin”, shkruan ShkodraWeb.
Nga ana tjetër, Josa në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, ka nënvizuar se asnjëherë Vllaznia nuk shkon për barazim në asnjë ndeshje, duke aluduar se do të kërkohet fitorja në Laç.
Ndërkohë, te Vllaznia çeshtja “Latifi” eshte prezente prej disa kohesh dhe sigurisht qe ne çdo pragndeshje interesimi i mediave por edhe i sportdashesve eshte nese ai do te luaje apo jo.
Keshtu ka ndodhur edhe ne pragndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje diten e neserme ne Laç ndaj skuadres vendase duke filluar nga ora 13.00. I pyetur ne lidhje me kete teme, trajneri Josa ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur:
“Kete nuk e vendosni ju nese do te luaje Latifi apo jo. E vendos klubi dhe une. Mund te them se deri tani nuk ka nje vendim per kete lojtar dhe si rrjedhoje nuk do te jete i gatshem as per ndeshjen e neserme ndaj Laçit”.
Ne kete menyre kjo dileme merr fund dhe sulmuesi anesor per te treten ndeshje rresht do te mungoje te Vllaznia. Drejtuesit e saj duket se nuk e kane nder mend ta falin kollaj veprimin qe Latifi beri ne ndeshjen me Teuten kur refuzoi te futej ne fushe ne pjesen e dyte te ndeshjes.
Ata kane marre persiper nje rrisk jo te vogel sepse dihen vlerat e ketij lojtari, por i kane dhene rendesi disiplines dhe rregullit ne skuader, prandaj dhe Latifi do ta shohe edhe ndeshjen e neserme nga televizioni.