Nata që i parapriu ditës së votimit me 30 qershor, është karakterizuar nga incidente të shumta. Edhe në Shkodër, janë verifikuar disa të tilla. Ish- deputeti i Shkodrës Bardh Spahia, i cili ndodhet në arrest shtëpie pas ngjarjeve në Shkollën “Shejnaze Juka”, kja publikuar një video ku shihet një përplasje në afërsi të njërës nga shkollat në Shkodër. Sipas Spahisë, kryetari i FRPD-së Shkodër Arvit Bushati është kërcënuar dhe gjithçka është regjistruar nga kamera. Në shënimin e tij në Facebook Spahia shkruan: “Kriminelet e armatosur te Partise Socialiste me rekorde kriminale kercenojne Kryetarin e Forumit Rinor te Partise Demokratike Shkoder, Arvit Bushati, ” do ta mbush kryt ne plumba”. #Diktaturaekrimit”, shkruan Spahia duke postzuar edhe videon si më poshtë.