Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me bukuritë e qytetit antik me nota moderne, Shkodrën. Në vendin ku tradita takon shijen dhe liqeni shihet me kalanë, Rama premton se në mandatin e tretë do të bëhen “gjana t’bukra” në Shkodër
Me pamje nga qyteti i biçikletave dhe këngën “Eja, eja luleborë” Rama i ka uruar të gjithëve një ditë mbarë.
“Mirëmëngjesi dhe duke shtuar nadja mirë nga Shkodra, për të cilën do të bëjmë me patjetër gjana t’bukra në Mandatin e Tretë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook.