Tre dite me pare i eshte besuar detyra e zevendestrajnerit te Vllaznise dhe Auron Miloti nuk i ka thene “jo”. Arsyeja sipas tij eshte e thjeshte: “Kete skuader nuk mund ta refuzosh dot”. Nje gje te tille ai e ka deklaruar ne nje prononcim te dhene kur eshte shprehur:
“Te them te drejten nuk e prisja, madje u surprizova kur ma propozuan kete gje, madje nuk isha as ne Shqiperi ne ato momente. Por kur te therret Vllaznia, duhet te jesh gjithmone gati. Nuk mund t’i thuash “jo” kurre asaj”.
I pyetur nderkohe nese e njeh mire skuadren dhe a ka besim se mund te dale nga momenti jo i mire ku ajo ndodhet, Miloti do te shprehej ne kete menyre:
“E njoh pak a shume skuadren, por ju siguroj se me Plorin do te bejme nje pune te mire. Kemi marre persiper nje detyre shume te veshtire, nuk eshte aspak e lehte te marresh drejtimin e skuadres ne keto momente.
Elvisi e njeh mjaft mire ekipin dhe kuptohet qe gjerat e veshtira jane ato qe te ngacmojne dhe gjithmone kemi patur deshire t’i sfidojme e te bejme me te miren”.