Nga qyteti i Shkodrës, Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kjo e dielë do të sjellë ndryshimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij para mbështetësve, Basha u shpreh se 25 prilli do të jetë fitoja më e madhe dhe më e bukur, pasi do të jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve.
“Fitorja e ditës së dielë do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit dhe do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe më e bukur, sepse do ti takojë çdo shkodrani dhe shkodraneje. Do ti takojë të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. 8 vite makth dhe premtime të pa mbajtura, varfëri, shtypje, korrupsion, banda do të marrin fund.
Kjo energji do të derdhet masivisht në kutitë e votimit. Ju i keni prirë ndryshimit dhe ju do ti prini fitores. Qeveria e pas 25 prillit do të jetë qeveria e Shkodrës, e Korcës dhe Durrësit. Unë do të jem kryeministri i shqiptarëve.
Nuk ka shqiptar që nuk di më, se e vetmja mënyrë ndryshimi është vota masive popullore duke votuar numrin 9. Tetë vite dështim përgjigjen do ta marrin në kutitë e votimit. 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale, dy ditë na ndajnë nga fitorja. Ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje. Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë.
Nuk ka forcë të ndalë dhe të dielën masivisht në kutitë e votimit duke votuar numrin 9”, tha Basha.