Vllaznia ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Skënderbeut me shifrat 5-0 në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi:
Sa i kënaqur me ecurinë e ndeshjeve të fundit? Kemi pasur start jo të mirë, të keq. U munduam të bëjmë ndryshime, që deri tani kanë rezultuar me efikasitet. Sigurisht që jam i kënaqur për sot, kur bëhet fitore me diferencë është gëzim më i madh. Shpresoj të ecim në këtë rrugë, të jemi në katërshe në fund.
2 vendet e para. Sigurisht. Mendoj Vllaznia ka potencialet. Mendoj Egnatia dhe Partizani kanë pasur shkëputje. Duke pasur ecurinë mendoj çdo gjë është e hapur. Është e rëndësishme të jemi brenda katërshes. Sa më mirë të eci ekipi, aq më lart do duam të shkojmë.
Mendon që ishte vendimtare ndryshimet që përmendët apo mendon që kjo skuadër duhet të merrte dhe pak kohë për të arritur te rezultatet? Mendoj kjo e dyta. Vllaznia që në fillim është krijuar për të qenë pretendente. Kemi pasur periudhë dëmtimesh që ndikuan. Me stafin e ri, ekipi i kënaqur dhe ka harmoni. Performanca e kënaqshme. U ngroha dhe me golat e Grudës, mendoj është përpjekja e tij dhe gjithë ekipit.
Do t’i premtosh trajnerit përforcime? Dua të bëj urim për Vllaznit Ultras që festojnë 18 vjetorin dhe dua t’i them gjithmonë do i rrijmë pranë për t’i mbështet në “Loro Boriçi” dhe në transfertë. Të ftojmë dhe tifozë të tjerë.
Vllaznisë nuk i kanë munguar financat për pjesën e janarit. Kemi grup mjaft të mirë. Duke parë se janari pak i vështirë të gjejmë lojtarët që pretendojmë, është pak e vështirë mendoj po do bëjmë goditje për t’u përforcuar.”