Presidenti Ilir Meta tha se i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese të vendosë për shembjen apo jo të kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar.
Në një deklaratë për mediat lidhur me këtë çështje, Kreu i Shtetit u shpreh se Teatri nuk duhet të prishet deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se nëse kjo ndodh, do të sillte pasoja të parikuperueshme.
Meta theksoi mes të tjerash se nuk i takon një qeverie apo bashkie të vendosë mbi ekzistencën e pasurisë materiale dhe jo materiale, që lidhen me trashëgiminë por të gjithë qytetarëve dhe se kalimi në pronësi të Bashkisë Tiranë të godinave, “me qëllim të paracaktuar se do të prishen, cenon parimet kushtuese.”
“Për të vendosur mbi ekzistencën e pasurisë sonë materiale dhe jo materiale, që lidhen me trashëgiminë nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, pro të gjithë qytetarëve. I takon vetëm Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur mbi këtë çështje.
Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të shprehet. Kompleksi i Godinave të Teatrit Kombëtar ka një status të veçantë sepse është përdorur historikisht për qëllime kulturore. Kompleksi i godinave është i gjithëpranuar për vlerat që mbanë. Është pasur publike me statut të ndryshëm me pasuritë e paluajtshme shtetërore. Shembja e tij ka papajtueshmëri me parimet kushtuese për mbrojtjen e trashëgimisë kulture. Këto vlera dhe parime kushtuese kërkojnë që shteti të ruaj ato pasur kulturore që shfaqin historinë kulturore të së shkuarës që krijojnë identitetin kulturorë.
Kalimi në pronësi të Bashkisë Tiranë të godinave me qëllim të paracaktuar se do të prishen, cenon parimet kushtuese, me pasojë dëmtimin e parikuperueshëm të identitetit kulturor. Trashëgimia kombëtare është pronë e të gjithëve.
Qeveria dhe bashkia duhet të ndërtojnë godina të reja, por pa dëmtuar kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar. Organizata Europa Nostra e ka vlerësuar këtë godinë, t’i kundërvihesh kësaj, është sinjali më i keq të bashkëpunimit dhe sjelljes ndaj vlerave që jemi përpjekur në 30 vite t’i përqafojmë. Nëse do të cenohet si godinë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të sillte pasoja të parikuperueshme. Pezullimi i shembjes së Godinës s Tetarit duhet të pezullohen deri në krijimin e kësaj Gjykate“, tha Meta.