Luiz Ejlli, fitues i BBVip, vijon të shprehë mirënjohjen por edhe zemërgjërësinë e tij ndaj atyre që e mbështetën dhe vijojnë ta mbështesin në rrugëtimin e tij si këngëtar.
Shkodrani ka publikuar një video, ku shihet të bashklëbisedojë me një grua të moshuar, 88- vjeçaren nga Mati. Videon Ejlli e shoqëron edhe me një tekst, i cili nuk ka nevojë për shumë komente.
“Nuk je në ëndërr Nëna Dine, në ëndërr jam unë kur ju shoh si lumturoheni kur flisni me mua. Në ëndërr jam unë kur shoh ndikimin që kam tek ju, se sa shumë më keni dashur e vazhdoni t’më doni.
Jeni të panumërt, mundohem t’ju lexoj të gjithëve në ato mijëra mesazhe që kam por s’ia kam dal dot. Më bëhet zemra mal e më duket sikur ndonjëherë më njihni më mirë se sa unë veten. Keni parë anën më të bukur timen e ju jam mirënjohës përjetë.
Si Nëna Dine ka shumë shqiptar, me halle të mëdha, e jam kaq i lumtur që në ato muaj Big Brother kam bërë t’i harroni sado pak ato halle. Por unë s’ju harroj e s’do ju harroj dot kurrë gjithësecilin prej jush, ju që më bëtë ky që jam sot. Përjetësisht mirënjohës!”, shkruan Luiz Ejlli në postimin e tij.