Mbledhja e radhës së KIZ-it të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, e paralajmëruar për orën 18.00 të së hënës, ka dështuar. Kjo ka sjellë reagimin e rektorit të zgjedhur me 21 qershor, Tonin Gjuraj, pasi të pranishëm për të nisur mbledhja, ishin vetëm 2 anëtarë të KIZ.
Gjuraj e ka cilësuar të paprecedentë situatën e krijuar në Shkodër, teksa në të gjitha universitetet e vendit, janë shpallur rektorët fitues të garës. Rektoti i zgjedhur Gjuraj ka deklaruar se do ti drejtohet agjensive ligjzbatuese, teksa ka thënë se anëtarët e KIZ- it janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës.