Ndërsa Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD Rithemelimi, ka përcaktuar datën se kur do të votohet për kryetarin e kësaj dege në Malësi të Madhe, duket se po shkohet drejt dështimit të radhës së këtij procesi. Sipas vendimit të një dite më parë, do të votohet me 19 maj 2024, ndërsa janë përcaktuar edhe kandidatët për postin, ku nga 4 emra, 3 prej tyre janë tërhequr.
I fundit, përmes një dalje për mediat, është tërhequr kandidati Kujtim Ibraj, i cili e konsideron si farsë procesin zgjedhor, duke konfirmuar edhe tërheqjen e dy kandidatëve të tjerë Amenis Kukaj dhe Franc Grishaj, duke mbetur i vetëm si kandidat Ferdi Sterkaj.
Sipas të njëjtit vendim të KOKOE, mësohet se në garë ishin 4 emra pas tërheqjes së dy kandidatëve të shpallur në fillim të procesit, Gjovalin veshtaj dhe Nikoll Gjinaj. Për postin e kryedemokratit, duhet të kandidonin:
-Amenis Kukaj
-Ferdi Sterkaj
-Franc Grishaj
-Kujtim Ibraj
Disa herë radhazi, zgjedhjet për kreun e kësaj dege të PD Rithemelimi kanë dështuar, me gjasë, kështu pritet të ndodhë edhe në zgjedhjet e paralajmëruara me 19 maj 2024, ku i vetmi kandidat mbetet Ferdi Sterkaj.